Mehmedi shënon në fitoren e Leverkusenit ndaj Dortmundit (Video)

Bayer Leverkuseni ka mposhtur Borussia Dortmundin 2:0 në ndeshjen që u zhvillua në ‘BayArena’

Anësori shqiptar, Admir Mehmedi, shkëlqeu në fitoren e Bayer Leverkusenit prej 2:0 ndaj Dortmundit. Ai shënoi golin e parë për ekipin e Roger Schmidt. Mehmedi shënoi për 1:0 në minutën e 10’të të ndeshjes.

Derisa kur mendohej se Dortmundi do të gjente fillimisht golin e barazimit dhe ndoshta të rikthente ndeshjen në favor, u befasuan në minutën e 79’të.

Ish sulmuesi i Manchester Unitedit e Real Madridit, Javier Hernandez shokoi ekipin e Thomas Tuchel duke shënuar për 2:0, që doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Pas kësaj humbjeje, Dortmundi ka grumbulluar 12 pikë dhe gjendet në pozitën e tretë në tabelë. Derisa Leverkuseni në pozitën e shtatë me 10 pikë.

Temat
BotëSport

Të afërta