Ancelotti ‘provokon’ Mavrajn me birra (Foto)

Carlo Ancelotti, trajneri i Bayern Munichut, ka thënë se për çdo pikë të fituar ndaj Kolnit të Mërgim Mavrajt do të konsumojë nga një birrë

Bayern Munich do ta presë në ‘Azzianz Arean’, sot nga ora 15:30, skuadrën e Kolnit, ku luan mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj.

Strategu italian ka thënë se për çdo pikë të fituar ndaj Kolnit të Mërgim Mavrajt do të konsumojë nga një birrë, përcjell Express.

“Do të përpiqem të pi tri birra, nëse marrim tri pikët ndaj Kolnit. Pra, për çdo pikë të marrë do konsumoj një birrë. Ndoshta i bëj dhe katër”, ka deklaruar Ancelotti, i cili në festën e birrës kishte konsumuar dy shishe.

mavraj-1-780x439_1475312840-1133333

Temat
Vend

Të afërta