Sonte rikthehet “BeerFest” me lokacion të ri

Festa më e madhe e Birrës në Kosovë, pritet të nis sonte edicionin e saj të ri.

Edicioni i 6—të i BeeFest Kosova, ishte ndërprerë në naatën e tij të parë para dy muaji, pas disa të shtënave në sheshin ku po mbahej eventi, duke krijuar panik tek të pranishmit.Pas kësaj Komuna e Prishtinës dhe organizatorët kishin vendosur që ta ndërpresin eventin për shkaqe të sigurisë.

Por BeerFest Kosova, do të rikthehet nga sonte për tri netë radhazi, por tani jo në sheshin “Zahir Pajaziti” por në parkingun prapa Pallatit të Rinisë, transmeton Magazina.al

Organizatorët kanë njoftuar se për tri netë radhazi, përveç llojeve të ndryshme të Birrave, do të ketë të ftuar edhe këngëtar dhe bende të njohura që do të argëtojnë të pranishmit, ndërsa edhe siguria pritet të jetë në nivel më të lartë.

14500446_1447034908645690_4692751297908939174_o-640x290

Temat
Showbiz

Të afërta