Shefi i FMN-së: Veteranët e luftës të paguhen në bazë të marrëveshjeve të mëhershme

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, Jacques Miniane.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, u bisedua për trendet pozitive të zhvillimit ekonomik si dhe proceset në sektorin financiar dhe fiskal në Kosovë.

Pasi e njoftoi për progresin ekonomik në vend, kryeministri Mustafa foli për performancën fiskale pozitive si dhe përkushtimin e Qeverisë për respektimin e mëtejshëm të marrëveshjes me FMN-në në aspektin e menaxhimit të financave.

Shefi i Misionit të FMN-së për Kosovën, Jacques Miniane, vlerësoi rezultatet dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për çështjen e pagesës së pensioneve për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe nevojën e adresimit ligjor të kësaj çështje, në përputhje me planifikimet e mëhershme të dakorduara me subjektet përgjegjëse dhe me FMN-në.

Temat
Vend

Të afërta