PSG kërkon yllin e Juventusit

Paris Saint-Germain është duke u bërë gati që të bëjë një goditje të madhe në afatin kalimtar të janarit

Sipas asaj që raporton ‘L’Equipe’, kampionët e Francës janë duke tentuar që ta transferojnë në afatin kalimtar të janarit njërin prej sulmuesve Carlos Bacca (Milan) ose Mario Mandzukic (Juventus).

Sipas L’Equipe, trajneri i PSG’së, Unai Emery e kërkoi Baccam edhe gjatë verës, por nuk kishte një vend për një lojtarë jo Evropian, problem ky që është zgjidhur me largimin e David Luiz për tek Chelsea.

Por, nëse Bacca dështon, atëherë Mario Mandzukic është një tjetër alternativ. Pas transferimit të Gonzalo Higuain për një shumë rekorde, sulmuesi kroat mund të mos gjejë shumë hapësira te ‘Zonja e Vjetër’ andaj edhe mund të largohet për te PSG’ja.

mandzu_1475252231-4429313

Temat
BotëSport

Të afërta