Leonora Poloska së shpejti me një baladë (Video)

Këngëtarja Leonora Poloska do t’i rikthehet shumë shpejt muzikës me një projekt të ri muzikor, pas një pauze mjaft të gjatë në muzikë.

Ditë më parë ajo kurorëzoi dashurinë e saj me kompozitorin Andin Randrobrava, e ndërsa ka muaj që është zhvendosur për të jetuar në Prishtinë.

Burime të Telegrafit mësojnë se ajo është në përgaditje të një kënge të re, e cila është e zhanrit baladë dhe është punuar nga Andini, transmeton Kosovarja.

Kënga do të ekranizohet edhe me videoklip, gjersa do të jetë i gatshëm për publikun gjatë festave të fundvitit.

Temat
Showbiz

Të afërta