Derbi lokal i takon Gjilanit

Gjilani ka triumfuar në derbin lokal ndaj Dritës

Gjilani ka marrë pikët e plota në derbin lokal ndaj Dritës, duke shënuar golin e fitores në minutat shtesë të takimit, që përfundoi 1:0.

Ndeshja filloi me disa minuta vonesë, kjo për shkak të një droni që fluturonte mbi fushë.

Tifozët e dyja skuadrave dhuruan spektakël në tribuna, teksa spektakli nuk mungoi edhe në fushë me raste të shumta nga të dyja anët.

derbi_1475247961-2905977

derbi-2_1475247966-7586478

Ndeshja u nxeh edhe më shumë në minutën e 84′tër, kur u përjashtua trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, për shkak të protestave të shumta lidhur me referimin.

morinaa_1475247952-6496174

Për shkak të shumë ndërprerjeve në këtë ndeshje, gjyqtari kryesor dha 12 minuta shtesë, ku në minutën e 97’të, Ylber Kastrati shënoi me kokë për t’ia dhuruar tri pikë Gjilanit.

Pas kësaj fitoreje, Gjilani rrëmben pozitën e katërt me 13 pikë, derisa Drita gjendet në fund të tabelës me tri pikë.

Temat
SportVend

Të afërta