Berisha ka një thirrje për të gjithë shqiptarët, ja çfarë duhet të bëjnë nesër në orën 11:00

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin dhe të protestojnë ditën e nesërme kundër importit të plehrave.

Berisha fton qytetarët që të dalin në protestë pasi sipas tij kjo është një protestë që bëhet për të mbrojtur jetën.

Statusi I plotë:

Te dashur miq, neser ne ora 11:00 protesta qytetare e thirrur ne Shoqeria civile.

Kjo eshte: – Proteste per mbrojtjen e jetes, shendetit te femijeve dhe qytetareve shqiptare nga miliona ton plehra dhe helme qe Edi Rama, pasi ka marre 4 milione euro, ka vendosur te importoje ne Shqiperi.

– Proteste kunder njeriut qe tre vjet me pare ne fushate elektorale shpalli importin e plehrave si akt tradhetie kombetare dhe sapo erdhi ne pushtet abrogoi ligjin perkates. Ne kete aspekt, protesta e neserme eshte proteste e te gjithe njerezve te qytetruar qe nuk pranojne kurre te mashtrohen sikur te ishin qenie primitive nga kreu i qeverise se tyre.

– Proteste ndaj kryeministrit, qe pasi ka mashtruar ne menyre te paskrupullt tallet ne qytetaret dhe intelektin e tyre duke ju thene me cinizem se mbeturinat qe hidhni çdo dite ne kazanat e plehrave nuk jane plehra!

– Proteste qe te rikthejme referendumin, te cilin Edi Rama, duke shkelmuar mbi firmat e 60 mije qytetareve e shkelmoi si te panevojshem dhe tani kerkon qe ta pengoje perseri.

Protesten e therret shoqeria civile por ne interesin e cdo qytetari pavaresisht nga bindjet politike. Mbeshtja juaj qytetare eshte jetike per suksesin e saj! SB

Temat
LajmeRajon

Të afërta