A do të luajë Milot Rashica ndaj Kroacisë? Ja çfarë thotë Bunjaki

“Milot Rashica nuk është i lënduar”, kështu ka thënë trajneri Albert Bunjaki

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka konfirmuar se mesfushori Milot Rashica është i gatshëm për dy ndeshjet e radhës kundër Kroacisë dhe Ukrainës.

Rashica ishte i dyshimtë për këto dy ndeshjet e tetorit për shkak të një lëndimi që kishte pësuar me Vitessen javën e kaluar, por Bunjaki thotë se anësori i talentuar i Kosovës pritet të luajë madje në këtë vikend me skuadrën holandeze.

“Milot Rashica nuk është i lënduar, kam biseduar me të dhe është në gjendje të mirë. Besoj se nesër do të jetë startues për ekipin e tij në kampionatin holandez”, ka thënë Bunjaki.

rashicaaa-cover_1475253673-5646768

Temat
SportVend

Të afërta