2po2 dhe Elinel kanë bashkuar forcat, ‘Hipokrit’ mban titullin kënga e tyre e përbashkët (Foto)

Dy reperët e njohur, 2po2 dhe Elinel së shpejti do ta publikojnë bashkëpunimin e tyre.

Kënga mban titullin ‘Hipokrit’, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë 2po2.

Kjo këngë është punuar në “Authentic Ent” nga producenti Mixey dhe pritet të publikohet këtë javë, ndërsa këtë e kanë bërë të ditur vetë reperët me postimin e një fotografie në rrjete sociale.

Kujtojmë se të dy janë shumë të dashur për publikun e kjo ka bërë që t’i bashkojnë forcat për të sjell bashkë diçka të bukur.

Temat
Showbiz

Të afërta