​Fundjava me mot të ngrohtë dhe vransira të pjesëshme, javën e ardhshme ftohtë

30.09.2016 – Në këtë fundjavë të parë të muajit tetor, rajoni ynë mbetet tutje nën ndikimin e fushave me presion të lartë të stacionuara mbi Mesdhe. Ndërkohë një vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë mbi Europën qëndrore, ndërsa një lug barik mbi Itali gjatë ditës së diel do të depërtojë edhe në brigjet e rajonit tonë.

Si rrjedhojë, në vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë dhe pjesërisht i vranët. Të dielen pasdite dhe në mbrëmje vende-vende priten mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat për këtë periudhë të tetorit do të jenë pak mbi vlera mesatare, me minimale nga 5C deri në 10C, e maksimale nga 23C deri në 24C. Era do të fryejë kryesisht nga jugperëndimi 2-6m/s.

201600930-5day_1475229235-7314748

Në fillim të javës së ardhshme vorbulla ciklonike nga Atlantiku do të zhvendoset edhe mbi rajonin tonë, duke sjellur vransira dhe mundësi për reshje të dobëta shiu, ndërsa nga dita e martë dhe mërkurë masa të ftohta polare nga veriu i kontinentit do të depërtojnë deri mbi rajonin tonë duke sjellur mot të ftohtë dhe rënie të theksuar të temperaurave. Në vise malore mbi 1500m priten mundësi edhe për reshje bore.

Temperaturat minimale do të zbresin deri në 4C, të mërkurën, e sipas parashikimeve të fundit, ditën e enjte, vende-vende edhe deri në 0C, ndërsa ato maksimale deri në 11C. Era do të fryejë nga ana veriore 3-8m/s.

20160930-forecast-132h_1475229252-7995443

Temat
LajmeVend

Të afërta