Valon Berisha titullar në humbjen nga Schalke (Video)

Valon Berisha ishte titullar në humbjen e ekipit të tij, Salzburg në përballje me Schalken në kuadër të Europa Ligës, ndeshje kjo që përfundoi 3:1.

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, nuk ka mundur që ta ndihmojë skuadrën e tij, Salzburg. Ai ishte titullar në sfidën e dytë në Europa League, duke pësuar humbje 3:1 nga Schalke.

Pas dy ndeshjeve në Europa League, skuadra e Berishës renditet në vendin e fundit pa pikë në Grupin I, kurse Schalke është lider me 6 pikë.

https://youtu.be/GDpzVIMn_-o

Temat
BotëSport

Të afërta