Dedikimi prekës i Getinjos për ditëlindje, përlot Mozzikun (Foto)

Reperi i njohur Mozzik feston sot (e enjte) ditëlindjen, dhe nëse nuk e keni ditur ai sot mbush 21 vjet.

Me këtë rast ai ka marrë shumë urime nga fansat dhe familjarët e tij, por një nga urimet ka qenë pak më i veçantë.

Vëllau i tij, reperi Getinjo ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram një kolazh me fotografi ku shihet bashkë me vëllaun nga momentet e ndryshme nga karriera dhe fëmijëra.

“Urime edhe shumë tjera me krejt të mirat e botës vëllau im, i vetëm që ma bëri nëna”, kanë qenë disa nga fjalët e tij.

Temat
Showbiz

Të afërta