Iu gjet drogë në afërsi të banesës dhe një Shotgan, lirohet administratori i Pultit

Administratori i Njësisë Administrative Pult në Shkodër është liruar nga burgu me vendim të gjykatës së Apelit, ndonëse ai ishte arrestuar për kultivim të bimëve narkotike në një tokë në afërsi të banesës së tij dhe armëmbajtje pa leje në Njësinë Administrative që drejtonte.

Vendimi është dhënë sot nga gjykata, pasi Marku ka paguar një garanci prej 1 milion lekësh masë kjo e vendosur nga Gjykata. Aksioni në të cilin u gjetën dhe sekuestruan droga dhe arma e zjarrit u realizua vetëm pak ditë më parë, ku efektivët në një aksion disaditorë gjetën dhe asgjësuan 20.000 bimë të kultivuara në 99 parcela dhe bimë narkotike e thatë. Në tokat e kreut të Njësisë Administrative Pult, Tom Marku në u gjetën 5 parcela në të cilat ishin kultivuar rrënjë bimësh narkotike si dhe u gjet një armë zjarri tip Shotgan.

tom-marku-300x240_1474717879-9441470

Temat
LajmeRajon

Të afërta