Greqi, shqiptari blinte online me llogari bankare të vjedhura, bie në prangat e policisë

Policia greke arrestoi një 39-vjeçar me origjinë shqiptare në qendër të Athinës pasi akuzohet se prej kohësh kryente blerje online të produkteve të shtrenjta duke vjedhur llogaritë bankare të të tjerëve.

Shqiptari u arrestua në një dyqan, ku kishte shkuar për të marrë sendet për të cilat kishte kryer transaksion online duke përdorur një kartë krediti, të të dhënat e të cilët i ka dërguar nëpërmjet telefonit celular.

Personi i arrestuar sipas hetimeve, ka përdorur të dhënat personale online për të kryer grabitjet. Transaksionet janë kryer kryesisht për tregjet me vlera të veçanta rishitjeje nga dyqane elektronike. Policia i ka gjetur 4 telefona celularë.

Nga hetimet, ka rezultuar se shqiptari ka kryer të paktën 13 transaksione të suksesshme me një shumë totale prej 4.486 euro, si dhe 16 transaksione të tjera të pasuksesshme me një shumë prej 4,901 euro.

Ai ka përdorur të paktën 15 karta krediti. I arrestuari u dërgua në Prokurorinë e Athinës, ndërkohë që hetimet po vijojnë për të zbuluar vjedhjet e tjera.

Temat
BotëLajme

Të afërta