Foto e parë zyrtare e Bora Kokëdhimës me të fejuarin dhe prindërit

Kjo është fotoja e parë zyrtare që bëhet publike pas fejesës së stilistes Bora Kokëdhima.

Në foto, në një nga ditët më të gëzuara për ta, është çifti i ri Bora dhe Olsi si dhe ish-deputeti Koço Kokëdhima me të shoqen Brixhidën, shkuan Newsbomb.

‘’Këtë foto e bëmë ditën kur Bora dhe Olsi u fejuan!’’, tregon znj.Kokëdhima, duke mos e fshehur se ishte një nga ditët më të lumtura të jetës së saj.

‘’Kjo ditë ishte një ndër ditët më të lumtura të jetës sime! Jetë të lumtur ëngjëlli im i bukur! Jam me fat që kam një vajzë si ty!’’, thotë krenare e ëma e Borës.

‘’Zoti të dhëntë gëzim, dashuri e forcë për ta jetuar jetën çdo çast, për të punuar e për të bërë famë e emër! Ju përqafoj të dyve!’’, e mbyll urimin e saj zonja Kokëdhima. Bora Kokëdhima realizoi ceremoninë e fejesës në jug, në rrethin e familjes dhe miqve të ngushtë.

c1a00c32b39910638afaf1999a7ed98a-l_1474719052-7878278

Temat
Showbiz

Të afërta