Kjo është kënga emocionuese që Shaqir Cervadiku ia kushtoi bashkëshortes së vdekur (Video)

E keni njohur përmes skenës. Dhe derisa e shihni vetëm duke kënduar krijohet përshtypja se jeta e Shaqir Cervadikut, ka qenë aq e lumtur.

Shumë do donte edhe Shaqa që të ishte ashtu,por ja që këngëtari ka përjetuar goditjen më të madhe në jetë, shkruan Magazina.

Autori i shumë këgëve burimore, ka humbur bashkëshorten e tij e cila vdiq në moshë të re pas një sëmundje të rëndë. Mes emocionesh, këngëtari nga Drenica ka treguar se sa e vështirë është jeta për të pas vdekjes së bashkëshortes.

“Atë e kisha njeriun me të shtrenjtë.Nuk e kam pas vetëm bashkëshorte por edhe shokun më të ngushtë. Por ja që Zoti që na jap gjithë ato të mira, nganjëherë na i merr njërëzit më të dashur”, ka thënë Cervadiku.

Kur e dëgjoni këngën e kuptoni dhimbjen që ka këngëtari.

Temat
Showbiz

Të afërta