Veseli: Prodhuesit vendorë dhe investitorët janë heronj të ditëve tona (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, mori pjesë në hapjen e Panairit ndërkombëtar të Forumit të Biznesit në Prizren, ku po marrin pjesë 132 kompani vendore e ndërkombëtare, nga vendet e rajonit dhe Turqia.

Zyra për media me anë të një komunikate njofton se Kryekuvendari Veseli, para të pranishëmve theksoi rëndësinë e prodhimit vendor, investimeve dhe partneritetit me kompanitë e huaja, duke vënë në pah prioritetet e institucioneve, siç janë punësimi, rritja e mirëqenies ekonomike dhe shteti ligjor.

Ai theksoi po ashtu se Republika e Kosovës synon integrimin në Bashkimin Evropian dhe ofron të gjitha kushtet e mundësitë për investitorët, duke i quajtur heronj.

“Prodhuesit vendorë dhe investitorët që investojnë në Kosovë janë heronj të vërtetë të ditëve tona, ngase ata me punën dhe përkushtimin e tyre janë duke bërë atë që sot i duhet më së shumti vendit tonë, zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës”, theksoi kryekuvendari Veseli.

Kadri Veseli theksoi se Kosova është vend i sigurtë dhe me të ardhme të ndritur, ngase ka rini kreative dhe invencion, është shtet evropian me synime të qarta integruese euro-atlantike.

visi2_1474553876-8641720

visi3_1474553888-7583382

Temat
Vend

Të afërta