Suarez Luisit: Jua hodhëm, palaço (Foto)

‘Deportes Cuatro’ ka publikuar disa imazhe ku Suarez shtyhet me fjalë me Luisin, pas ndërhyrjes që i kushtoi me karton të verdhë

Luis Suarez e Felipe Luis vazhdojnë ta ngacmojnë njëri-tjetrin. Në të kaluarën, dy lojtarët në fjalë shpesh janë shtyrë me fjalë në derbit mes Barcelonës e Atletico Madridit.

E njëjta gjë ndodhi edhe të mërkurën mbrëma kur barazuan 1:1 në ‘Camp Nou’. Në një moment, Suarez godet Luisin, që i lë një shenjë në këmbë. Por, sipas Suarez ky nuk ishte faull teksa pas kartonit të verdhë që mori, ‘Deportes Cuatro’ shkruan se uruguaiani i tha brazilianit “Jua hodhëm, palaço”.

suarez_1474555353-7085164

sua_1474555356-6261795

Temat
BotëSport

Të afërta