Shoku i ngushtë i Putinit: Politikanët e Perëndimit s’mund të krahasohet me Putinin, Trump do të bëhet president i ShBA-ve

Njëri nga shokët më të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putinit, ka thënë sot se ai beson se Donald Trump do të zgjidhet president i ardhshëm i ShBA-ve dhe se liderët e Perëndimit nuk mund të krahasohen me presidentin rus.

Serge Roldugin, shok fëmijërie i Putinit dhe kumbarë i vajzës së tij të madhe, zuri titujt kryesor në mediat ndërkombëtare në fillim të këtij viti pasi emri i tij figuroi në dokumentet e zbuluara të Letrave të Panamasë si pronar i një rrjeti zvarrisësh të xhirollogarive bankare offshore, transmeton Express.

Disa media perëndimore patën shkruar se letrat sugjeronin se Roldugin, i cili është 64-vjeçar, po kujdeset për paratë e Putinit.

Por, Putini më vonë i quajti provokim raportimet në media dhe tha se Roldugin, një violonçelist i famshëm, nuk kishte bërë asnjë të keqe dhe se paratë e fituara nga bizneset i ka shpenzuar në blerjen e instrumenteve të shtrenjta muzikore.

Duke folur sot para gazetarëve në Kremlin para se Putin t’ia dhurojë një shpërblim shtetëror, Ruldugin ka thënë: “E di se kush do të fitojë në zgjedhjet presidenciale në ShBA. Mund ta kontrolloni më vonë. Trump do të fitojë.”

Sipas tij, politikanët e ndryshojnë sjelljen në momentin që vijnë në pushtet.

Ndërkohë, për Putinin, ai ka thënë: “Ai nuk ka frikë të marrë përgjegjësi, për dallim nga shumë politikanë perëndimorë dhe politikanët amerikanë, të cilët, për aq sa di unë, nuk kanë guxim të thonë ‘Kjo është ajo çka kam vendosur dhe kështu do të bëhet’”.

Temat
BotëLajme

Të afërta