Myslimania sulmohet dhe kafshohet në Vjena sepse kishte veshur hixhab

Një grua myslimane me shami është rrahur dhe kafshuar në Vjena në një sulm që familja e vet e quan islamofobik

Ajo është identifikuar vetëm si “Zonja D” e moshës 51-vjeçe dhe ishte duke shkuar në punë në orën 6 të mëngjesit në jug të kryeqytetit austriak kur u sulmua nga prapa, transmeton Express.

Policia e ka konfirmuar këtë rast dhe ka thënë se ka nisur hetimet, duke shtuar se motivi i sulmit ende nuk dihet.

Ndërkohë, 51-vjeçarja ka thënë se ka dëgjuar dike duke vrapuar pas saj para se të sulmohej duke u goditur në kokë disa herë.

Edhe pasi që ishte rrëzuar, ajo ishte goditur nga sulmuesi.

“Ai mund të më ketë sulmuar sepse kisha shami në kokë, sepse ai nuk ma ka parë fytyrën pasi që erdhi nga pas dhe më sulmoi,” ka thënë ajo për uebsajtin turk të lajmeve “Haber Journal”.

Temat
Botë

Të afërta