Kanadaja dhe Kina forcojnë marrëdhëniet tregtare

Kanadaja dhe Kina vendosën të hapin sot negociatat dypalëshe për të arritur një marrëveshje të tregtisë së lirë, njoftoi sot kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

“Ne kemi vendosur të hapim bisedimet për të arritur një marrëveshje të tregtisë së lirë mes Kanadasë dhe Kinës, me objektiv dyfishimin e tregtisë dypalëshe deri më 2025”, deklaroi kryeministri kanadez me rastin e vizitsë në Otava të homologut të tij kinez, Li Keqiang.

Nga ana tejtër kryeministri kinez deklaroi se, “Kina dhe Kanadaja kanë interesa të forta të përbashkëta dhe marrëdhënie të mira”, transmeton atsh.

“Qeveria kineze është gati të punojë me Kanadanë për të analizuar dhe studiuar mënyrën për të arritur në një zonë të tregtisë së lirë”, theksoi ai.

Temat
Botë

Të afërta