Gjykimi për Kumanovën: E kryen dëshmitarët e mbrojtur, seanca e radhës e hapur

Pas mbarimit të seancës së sotme në gjykatën e Shkupit për “Rastin Kumanova” avokati mbrojtës Mefail Arsllani, kumtoi se ka mbaruar dëgjimi i dëshmitarëve. Ai njoftoi se seanca tjetër do të jetë e hapur, për faktin se do të dëshmojnë 3 persona tjerë, që nuk kanë statusin e të mbrojturve.

“Dëshmuan dëshmitarë të mbrojtur, apo të koduar, dhe shpresojmë se seancat tjera të jenë të hapura për opinion. Nuk ka ankesa për dhunë fizike, siç ka pasur”, tha avokati Arsllani, raporton Portalb.

Vitin e kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

gjykimi-i-grupit-0718_1474554670-1253150

Temat
LajmeVend

Të afërta