Detaje të reja nga aksidenti në Lezhë, zbulohet emri i gruas që humbi jetën

Policia e Lezhës ka dhënë informacionet e para në lidhje me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë – Shkodër afër kryqëzimit të Blinishtit.

Sipas policisë, nga veprimet hetimore paraprake, është konstatuar se janë përplasur mjetet tip Audi me targë AA374AR dhe mjeti tip Benz me targë AA182LZ.

“Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme Fatmira Ndregjoni 54 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ishte pasagjere në mjetin Benz së bashku me 3 të tjerë , konkretisht shtetasin S.N., i cili ndodhet në spitalin Rajonal Lezhë për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe shtetasin A.N. (drejtuesi i mjetit ) dhe shtetasen F.N. të cilët janë nisur në Qendrën e Traumes në Tiranë .

Në mjetin “Audi” udhëtonin shtetasi N.N. i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkoder dhe shtetasi E.N.i cili ndodhet në Qendrën e Traumes në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta