Batutat e Ramës: Topalli 10 vjet mbi avionë, Luçianoja si Pavaroti…ti Sali s`di të masësh një tavolinë

Nuk mund të mos mungonin as seancën e sotme parlamentare batutat, ironitë apo dhe akuzat e ndërsjellta mes palëve politike në Kuvend.

Përveç fjalimieve të gjata të ish kryeministrit Sali Berisha, i cili në radhë nisi reagimet dhe denoncimet nga foltorja e sallës së seancave plenare, as vetë kryeministri Rama nuk kursey asnjë të tillë ndaj deputetëve të opozitës.

“Jeni kyçur në parcelën tuaj që po u zvogëlohet muaj pas muaji. Do ta shihni se sa keni humbur në raport me 2013-ën. Po ti ca ke që rri aty, po ik o ulu (I drejtohet Asllan Dogjanit). Ulu se as nuk të kuptoj kur flet. Se kuptoj se nuk artikulohet. Më vjen në formë zhurme. Apo ke hyrë në konkurrencë më Flamurin se kur do të tundet më shumë në Kukës. Boll e ulëm nivelin me Berishën, se me ty duhet të futemi nën dhe. Zoti kryetar a ka mundësi që të pushojnë këta që të flas unë më pas? Nuk kanë faj këta, se doni të bëni zhurmë, s’keni meritë tjetër. Nuk jeni në terezi. Vazhdoni bëjeni Partinë Demokratike si plaka Nurihan që pret me batanije, duke i bërë thirrje botës që t’i vijë në ndihmë ky. Ky është opozita, pasi ju jeni shoqëruesit e këtij. Shoqëroni atë. Ju ka ngelur më mendje vetëm një gjë që thoni vetë; vjedhja, vjedhje. Edhe drogën e keni shprehe të dhimbjes së madhe, se humbët bankën; Lazaratin. Ndërkohë, që ja u kam thënë dhe ua kam përsëritur këtu shqiptarëve, ua kemi vënë dhe pamjet në dispozicion.”, tha Rama.

Pas kësaj ka ndërhyrë nga vendi i saj edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, duke i kujtuar sërish rënien e avionit në Ishëm para pak ditësh. Rama iu përgjigj duke thënë se: “Jozefinë të ka ngelur mendja tek avioni, por s’ke faj sepse ke ngelur në avion gjatë kohës që ke qenë aty. S’ke faj ke ngelur 10 vite nëpër avione.”. Po ashtu, Rama u ka dhënë ‘leksione’ deputetëve të PD-së për ariet dhe këngët e të madhit Luciano Pavarotti, fill pasi ka ndërhyrë nga vendi deputeti Luçiano Boçi.

“Lufta që i bëhet sot këtij fenomeni, nuk mund të imagjinohej 3 vite më parë. T’ju flasësh ju për njësi matëse, nuk keni faj se nuk dini. Kishte të drejtë Spartak Ngjela, ku thoshte se ‘Saliu kur do të masë tavolinën, nuk di të gjejë gjerësi e gjatësi’. Po tani maturantëve çfarë do ti thoni. Se mos ishit vetëm, kishte edhe të tjerë këtu që folën. E kam thënë këtu në parlament që mos sillni në shembull Europën, pasi nuk kemi ato kushte. Luciano Pavarotti ka një arie, “Ridi Pagliaçio”. Nuk i thonë ara, i thonë arie, por kujt t’i them unë”, theksoi Rama.

Temat
LajmeRajon

Të afërta