Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka një mesazh të rëndësishëm për lotarinë: Mos bini pre e mashtrimeve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë jep një sqarim në lidhje me disa emaile false që njoftojnë për dërgim të hollash pasi jeni përzgjedhur si fitues i lotarisë amerikane

Reagimi

Mesazhe Mashtrimi: Nëse ju keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, apo nëse ju kërkojnë të blini një certifikatë antiterrorizmi si në figurë, atëherë jeni viktimë e një mashtrimi. Një nga ato mesazhe mashtruese tregohet në figurën më poshtë.

Disa emaile të tjera mashtruese citojnë që ju jeni përzgjedhur për lotarinë dhe ju duhet të paguani një shumë të konsiderueshme parash nëpërmjet shërbimeve të ndryshme si p.sh.: Western Union, etj. Këto janë emaile mashtruese! Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK), dhe/apo Seksioni Konsullor i Shteteve të Bashkuara nuk do ju kërkojë të dërgoni para me anë të një shërbimi si Ëestern Union. Mos bini pre e mashtrimeve!

14449742-10154011315975838-7958156120591867463-n_1474562946-927685

Temat
LajmeRajon

Të afërta