A e kërkoi Ancelotti Pogban në Real? Tregon trajneri Bayernit

Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se ai asnjëherë nuk e ka tentuar të nënshkruajë me Paul Pogban sa ishte në Real Madrid

Mesfushori i ri i Manchester Unitedit, Paul Pogba, i cili theu rekord duke u transferuar te ‘Djajtë e Kuq’ për 105 milionë euro, është duke u kritikuar për paraqitjet e tij me ekipin nga ‘Old Trafford’. Pogba assesi të gjejë formën e mirë që kishte te Juve edicionin e kaluar.

Sidoqoftë, përveç Unitedit, ka kohë që spekulohej se Pogba kërkohej edhe nga Real Madridi. Vite më parë, kur Ancelotti mori drejtimin e ‘Los Blancos’, raportohej se francezi është zgjedhja e parë e italianit dhe se e dëshiron në ‘Santiago Bernabeu’. Por, realiteti duket të jetë krejtësisht ndryshe.

“Pogba? Gjatë kohës time tek Real Madridi, ne nuk ishim asnjëherë të interesuar për të nënshkruar me të. Ai është fantastik, por unë nuk kërkoja për një lojtar të profilit të tij”, ka deklaruar Ancelotti.

poogba_1474561312-1776607

Temat
BotëSport

Të afërta