​Ndërhyrje brutale në Falcaon, kolumbiani përfundon në spital (Video)

Radamel Falcao ende është ende në spital pas goditjes nga portieri i Nice

Sulmuesi kolumbian, Radamel Falcao është duke qëndruar ende në spital, pas goditjes që mori mbrëmë nga portieri i Nice.

Këtë e konfirmoi trajneri i Monacos, Leonardo Jardim, i cili kërkoi nga gjyqtarët që të ndëshkojnë me kartonë të kuq ndërhyrjet e tilla.

“Falcao është endë në spital pasi kishte humbur vetëdijen. Gjyqtarët duhet të kenë më shumë kujdes në raste të tilla. Për mua ishte karton i kuq”, ka thënë Jardim gjatë konferencës për media.

Temat
BotëSport

Të afërta