Policia përgënjeshtron PD-në: Ska asnjë denoncim për plagosjen e Flamur Gjuzit

Në lidhje me denoncimin e Partisë Demokratike se pak ditë më parë ishte plagosur drejtori i ALUIZNI-t në Durrës dhe se ngjarja ishte fshehur nga policia, blutë e Durrësit kanë sqaruar se nuk ka asnjë denoncim për një ngjarje të tillë.

Një përgënjeshtrim bëri edhe vete Flamur Gjuzi, i ci,i mohoi që të ketë patur një incident të tillë.

“Lidhur me deklaratën e subjektit politik Partia Demokratike që thotë se Drejtori i ALUIZNIT Durrës, shtetasi F.Gj. është plagosur dhe Policia e Durrësit e ka fshehur ngjarjen, sqarojmë se: Policia e Durrësit nuk disponon asnjë denoncim apo kallëzim mbi plagosjen e shtetasit F.Gj. Menjëherë u mor kontakt me këtë shtetas dhe ai mohon kategorikisht faktin se është plagosur apo të ketë patur konflikt. Ftojmë PD të bëj kallëzim pranë organeve përkatëse në rast se disponon të dhëna për shkelje të ligjit ose ngjarje kriminale. Gjithashtu, i bëjmë thirrje PD dhe çdo subjekti tjetër, të kërkojë informacion pranë institucioneve shtetërore, përpara se të bëjë deklarata dhe akuza për fshehje ngjarjesh nga Policia e Shteti”, thuhet ne reagimin zyrtar.

Temat
LajmeRajon

Të afërta