PD e raportoi të plagosur, drejtori i ALUIZNI-t të Durrësit: Jam shëndoshë e mirë, do t`i padisë për shpifje

Drejtori i ALUIZNIT në Durrës, Flamur Gjuzi përgënjeshtron deklaratën e publikuar nga Partia Demokratike se ai ishte plagosur me armë zjarri disa ditë më parë dhe se ngjarja ishte mbajtur e fshehur nga policia e këtij qyteti.

Në një deklaratë për mediat, Gjuzi ka thënë se nuk është plagosur dhe se ky lajm është shpifje nga ana e PD-së. “Nuk jam plagosur duke lëvizua brenda dhe jashtë vendit te punës. Kjo është një shpifje. Do ti drejtohem organit të akuzës në një padi për shpifje”, tha Gjuzi.

screenshot-13_1474373324-7171374

Temat
Rajon

Të afërta