Në orët e para të ditës së sotme, rreth 01:20 pas mesnate, në fshatin Gradec të Gostivarit, në hapësirën ndihmëse të shtëpisë, derisa SH.B (71) dhe bashkëshortja e tij A.B. (69) kanë fjetur, katër persona të panjohur të maskuar ua kanë lidhur duart dhe gojën dhe kanë kryer vjedhje. Pasi kanë kërkuar në hapësirat e shtëpisë nga A.B kanë marrë sinxhir ari, të cilin e ka mbajtur në qafë dhe dy byzulukë ari që i ka pasur në duar, pas çka e kanë braktisur vendin e ngjarjes. Ekspertizë ka kryer ekip nga SPB – Gostivar. Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve, si dhe për pastrimin e tërësishëm të rastit.

Prezantimi i Kosovës me Rezolutën 12 44 në nismën ministrore të Procesit të Pragës e cila po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë, ka nxitur reagimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni. Ai ka mbajtur fjalimin e tij dhe më pas ka kërkuar të bëhet korrigjimi apo në të kundërtën, Kosova do ta braktisë këtë konferencë.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ministri Skender Hyseni ka thënë se denominimi me Rezolutën 12 44, por jo edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, bie ndesh me marrëveshjen e Brukselit të arritur në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Teksti i deklaratës që do të aprovohet në konferencë është i pranueshëm, por jo edhe denominimi i Kosovës me Rezolutën 12 44 dhe kjo është arsyeja pse unë e kam mbajtur fjalën dhe më pas kam kërkuar të bëhet korrigjimi duke e plotësuar edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ose ne nuk do të marrim pjesë”, ka thënë Hyseni.

“Ne jemi pajtuar me Serbinë që të ketë referencë si në Rezolutën 1244 ashtu edhe në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që përmban ajo fusnota e famshme”, ka sqaruar Hyseni.

Kosova është pjesë e kësaj nisme, ku bën pjesë edhe Federata Ruse dhe Serbia. Këto dy të fundit kishin insistuar që Kosova të prezantohet vetëm me Rezolutën 12 44. Kërkesa e Rusisë dhe Serbisë ishte aprovuar nga nikoqiri i takimit, Sllovakia, çka edhe kishte nxitur reagimin e palës nga Kosova.

Temat
Vend

Të afërta