Në dasmën e të miturve në Malishevë mori pjesë edhe Fatmir Limaj (Foto)

Në dasmën e të miturve në Malishevë, për të cilën tashmë janë bërë reagime të shumta nga avokatja Donika Dobruna, ku tregon se masa ligjore duhet të merren ndaj prindërve të 13 vjeçares dhe 14 vjeçarit nga Malisheva. Pjesë e kësaj dasme ishte edhe Fatmir Limaj

Avokatja Donika Dobruna tregon se sipas Kodit Penal të Kosovës, prindërit që lejojnë apo shtynë personat e mitur në martesë mund të dënohen ndërmjet 5 deri në 20 vjet burg.

Ndërkohë u mor vesh se dhëndëri 14 vjeçar është nip i Fatmir Limajt, i cili ishte gjithashtu pjesë e dasmës së të miturve.

Të martuarit në Malishevë janë Zelfije Shala, 13 vjeçare dhe Fitimi, 14 vjeçar, shkruan Express.

Ceremonia është organizuar sipas traditave në prani të shumë miqve e familjarëve, por askush nga ta sikur nuk e ka kuptuar se të sapomartuarit janë ende fëmijë. /GazetaExpress/

fattmir1_1474384321-5893048

Temat
Showbiz

Të afërta