Ky është tatuazhi i ri i Mozzik (Foto)

Reperi Mozzik ka treguar përmes rrjeteve sociale se i pëlqejnë mjaft shumë tatuazhet, madje ka të realizuara disa të tilla në trupin e tij.

Gjatë muajit gusht ai kishte realizuar një tatuazh ku shihej fytyra e një femre në krahun e tij.

Së fundmi ai ka vendosur të realizojë edhe një tatuazh të ri dhe këtë e ka bërë të ditur përmes llogarië së tij personale në Instagram ku ka publikuar një fotografi, teksa ka treguar se tatuazhi i ri është sërish portreti i një femre, por kësaj here me një kuptim tjetër.

I kontaktuar nga Telegrafi vet reperi ka bërë të ditur domethënien e këtij tatuazhi:

“Tatuazhi im i ri ka domethënien e fuqisë së madhe të një femre, vajza e pikturuar në krahun tim ka qenë udhëheqëse e zonja e kohëve të vjetra”, është shprehur ai.

Cuni i talentuar godet prap @albbriim thank u my G 🙏 #MAIRIUNVEN #COCAINA #MOZZIK @zzapnchriss

A photo posted by MOZZIK (Official) ️️️️️🇦🇱 (@mairiunven) on

Temat
Showbiz

Të afërta