Konkurs për 25 nënkolonelë në ushtrinë maqedonase

Ministria e Mbrojtjes e Maqedeonisë ka shpallur konkurs për mbushjen e 25 vendeve të punës në Armatën e Republikës së Maqedonisë, për veprimtari specifike. Në konkurs kërkohen persona, të cilët kanë kryer të paktën studime diplomike, të cilët pas përfundimit të aftësimit dhe përkryerjes profesionale, të ashtuquajturin kurs për oficerë në kohëzgjatje prej gjashtë muajve, menjëherë do të bëhen me gradë nënkolonel dhe do të kenë punësim të përhershme në Ministrinë e Mbrojtjes, respektivisht ARM.

Siç kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes, në ARM kërkohet një person për shërbim intendant, një person për shërbim meteorologjik, nëntë mjekë të përgjithshëm, 12 persona për shërbim teknik edhe atë 7 inxhinierë të diplomuar të makinerisë, 3 inxhinierë të elektronikës së diplomuar, 2 inxhinierë të diplomuar të teknologjisë informatike, si dhe dy persona për shërbim finanaciar.

Ministria e Mbrojtjes në kumtesën me shkrim i fton të gjithë personat jo më të vjetër se 28 vjeç, që i plotësojnë kushtet e Konkursit, të paraqiten dhe ta shfrytëzojnë mundësinë që të jenë nënkolonelë në Armatën e Republikës së Maqedonisë. Afati përfundimtar për paraqitje është 01.10.2016.

eprore-armata_1474381825-7781237

Temat
Rajon

Të afërta