Hajnat në Gradec të Gostivarit lidhin burrin dhe gruan dhe ua vjedhin arin

Në orët e para të ditës së sotme, rreth 01:20 pas mesnate, në fshatin Gradec të Gostivarit, në hapësirën ndihmëse të shtëpisë, derisa SH.B (71) dhe bashkëshortja e tij A.B. (69) kanë fjetur, katër persona të panjohur të maskuar ua kanë lidhur duart dhe gojën dhe kanë kryer vjedhje.

Pasi kanë kërkuar në hapësirat e shtëpisë nga A.B kanë marrë sinxhir ari, të cilin e ka mbajtur në qafë dhe dy byzulukë ari që i ka pasur në duar, pas çka e kanë braktisur vendin e ngjarjes.

Ekspertizë ka kryer ekip nga SPB – Gostivar. Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve, si dhe për pastrimin e tërësishëm të rastit.

vjedhje-0920_1474372323-2935297

Temat
Rajon

Të afërta