Gjendet i vdekur në banesën e vet një politikan gjerman bashkë me një person tjetër

Zyrtarët në Berlin njoftojnë se një anëtar i njohur i Partisë Pirate të qytetit është gjetur i vdekur në banesën e vet bashkë me një person tjetër dhe se detektivët janë duke e hetuar rastin.

Policia në Berlin e ka konfirmuar sot se dy trupa të pajetë janë gjetur dje në banesën e anëtarit të parlamentit shtetëror, Gerëald Claus-Brunner, por nuk ka dhënë detaje tjera, transmeton Express.

Ndërkohë, Partia Pirate thotë në uebsajtin e saj se politikani 44-vjeçar ka vuajtur nga sëmundje e pashërueshme dhe se zyrtarët i kanë thënë asaj se më sa duket politikani ka bërë vetëvrasje.

Kjo parti nuk e ka përmendur personin e dytë në këtë rast.

Temat
Botë

Të afërta