Ermal Mamaqi zbulon detajet e emisionit më të ri, ja çfarë do ndryshojë (Video)

Siç është lajmëruar edhe më parë nga moderatori dhe këngëtari i humorit, Ermal Mamaqi, emisioni më i ri i tij do të startojë të shtunën në orën 21:00.

‘Xing me Ermalin’ do të fillojë me një të ftuar special, me ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një intervistë për ‘Prive’, Ermal Mamaqi ka deklaruar se ky emision nuk është i ndërprerë nga ai i kaluari ‘6 ditë pa Ermalin’, por është një vazhdimësi. E vetmja gjë që ndryshon në emision është vetëm titulli. Moderatori ka falënderuar ‘Digitalb’ për mundësinë që ju dha dhe e quan atë një shkollë që do t’i shërbejë për gjithë jetën.

Synimi i këtij emisioni sipas Ermalit, është që të kapërcehen kufijtë dhe të shihet jo vetëm nga shqiptarët në Shqipëri por edhe në Kosovë e në gjithë shqiptarinë. Konkretisht emisioni ‘Xing me Ermalin’ do të shfaqet edhe në Klan Kosova.

“Unë besoj që publiku i Kosovës do të jetë një pjesë e rëndësishme e performancave gjatë transmetimit, pasi vëmendja e të gjithë stafit është që ky program të ndahet në të gjithë Shqiptarinë. Nuk dua ta zbuloj tani, por një pjesë integrale e emisionit që ka lidhje me orkestrën që do të jetë e përhershme në emision ka një përfaqësim direkt nga Kosova”, – shton më tej Ermali.

Ai tregon se Kosova është një treg i madh që bashkë me Shqipërinë nuk do të rrisë vetëm audiencën dhe shikueshmërinë e emisionit por edhe të ardhurat.

Temat
Showbiz

Të afërta