E pabesueshme! Kaq mijë persona kërkojnë ndihmë prej Labit (Foto)

Këngëtari Labinot Tahiri, i cili tash e sa kohë po nis iniciativa për t’i ndihmuar të varfërve dhe të sëmurëve që u mungojnë të hollat për të shëruar, ka thënë se deri tani ka 6.000 mesazhe që kërkojnë ndihmë.

Ai edhe një herë ka falënderuar të gjithë ata që po kontribuojnë financiarisht për raste të tilla, megjithatë, ai në një emision për RTK, ka thënë se me gjithë këto raste të shpeshtuara mos po bëhemi popull pasiv.

“Nuk është zgjidhje afatgjate ndihma që po bënë populli jonë humanitar rreth rasteve të personave të sëmurë që nuk kanë para. Ndoshta do të ndërtonim ndonjë spital për leokiminë apo për ndonjë sëmundje tjetër”, Ka thënë ai.

Tahiri ka shtuar se nuk do të ndalët për t’i ndihmuar qytetarëve, por edhe shteti duhet të jetë edhe më human.

Ai ka paralajmëruar formimin e një fondacioni.

labi-6-e1474304948780-780x439

Temat
Showbiz

Të afërta