Denoncimi në Fiks Fare për qoftet, AKU pezullon dy inspektorët

Pas denoncimit të bërë në emisionin “Fiks Fare”, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë masën pezullim nga detyra për inspektorët e Drejtorisë Rajonale të AKU Tiranë, Etrit Berisha dhe Indrit Korbi. Gjithashtu është ngritur Komisioni Disiplinor për fillimin e procedurave ligjore për largimin nga Shërbimi Civil, për të dy punonjësit.

Dy inspektorët e pezulluar Etrit Berisha dhe Indrit Korbi dyshohet se kanë shkelur ligjin duke favorizuar firmat që prodhonin qofte me stomak pule, dhjam derri dhe përbërës të tjerë dhe jo mish viçi siç deklarohej.

Sipas AKU-së, të dy ketë inspektorë akuzohen për shkelje të rënda si:

1.Shkelje shumë të rënda ligjore që konsistojnë në, moszbatimi haptazi i dispozitave ligjore, për përmbushjen e detyrave funskjonale, parashikuar nga neni 57, pika 2, gërma c, e ligjit 152/2013 “Për Nënpunësit Civili”, i ndryshuar.

2.Përfitimin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të të dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale, të cilat jepen për shkak të detyrës, shkelje të cilat kanë sjellë pasoja shumë të rënda në uljen e imazhit të institucionit, parashikuar nga neni 57, pika 2, gërma d, e ligjit 152/2013 “Për Nënpunësit Civili”, i ndryshuar.

3. Shkelja e rregullave të Kodit të Etikës së inspektorit.

Pezullimi nga detyra i të dy inspektorëve është bërë për t’i hapur rrugë hetimeve të mëtejshme nga organet kompetente.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i vendosur për të dënuar çdo akt të shpërdorimit të detyrës nga punonjësit e vet, duke mostoleruar asnjë rast tentative abuzimi me detyrën apo abuzimi që cënon rëndë imazhin e instutucionit dhe garantimin e sigurisë ushqimore. Për këtë arsyje AKU fton qytetarët dhe mediat për të denoncuar çdo rast abuzimi.

Temat
Rajon

Të afërta