Aurela Gaçe: Edhe pse jam shtatzënë, zgjodha këngë të vështirë për dy arsye (Foto)

Aurela Gaçe është ylli i skenës shqiptare, është një Tina Turner që këndon shqip.
E “çmendur”, emocionuese, shpëthyese apo e ëmbël… Me talentin e jashtëzakonshëm që Zoti i ka bërë dhuratë, na ka dhënë mundësinë që përgjatë shumë viteve karrierë, ne ta shohim të transformohet si shumë artistë në një të vetëm. E pak rëndësi ka pasur për të lodhja, humori jo i mirë ndoshta, apo së fundmi edhe pamundësia fizike. Përveç një rrëfimi emocionues për jetën, Aurela edhe një herë na dhuroi një performance të shkëlqyer “live” me zërin e saj, kur këndoi “Hape veten” tek programi i Ardit Gjebreas, “E diela shqiptare. Sigurisht që të paktën nënat e kuptojnë se duhet të jetë e vështirë të arrish shkëlqimin nga ana vokale, në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Por duke qenë Gaçe një artiste kalibri, në çdo gjë e bërë prej saj tanimë na duket normale”. Aurela ka treguar sot se pse vendosi ta bënte këtë, shkruan ‘Who’. Ajo kishte dy arsye: “Një nga këngët e vështira e më të dashurat për mua… Mund të zgjidhja një kohë tjetër ta këndoja ‘live’, jo me këteë ngarkesë emocionale e fizike që gjendem 6 muajshe e gjysëm shtatzënë. Mund të zgjidhja të kisha vetëm një intervistë në studio si ogur i mirë për artistët e Këngës Magjike 2016. Por zgjodha për dy arsye të jem ‘live’ në skenë.

1- sepse dua që fëmija im të shohë mamin e vet se është përpjekur t’i arrijë gjeërat vetëm me punë.

2- sepse publiku që më ka mbështetur gjithë këto vite, meriton t’ja kthej me të njëjtën dashuri e pa hile”.

Nje nga kenget e veshtira e me te dashurat per mua…mund te Zgjidhja nje kohe tjeter t’a kendoja live…jo me kete ngarkese emocionale e fizike qe gjendem #6muajshegjysem shtatezane. Mund te Zgjidhja te kisha vetem nje interviste ne studio si ogur I mire per artistet e Kenges Magjike 2016.. por zgjodha per dy arsye te jem live ne skene . 1- sepse dua qe femija im te shohe mamin e vete se eshte perpjekur ti arrije gjerat vetem me pune . 2- sepse publiku qe me ka mbeshtetur gjithe keto vite , meriton t’ja kthej me te njejten dashuri e pa hile. #edielashqiptare #hapeveten #FloriMumajesi #TimoFlloko @darkodimitrov @arditgjebrea faleminderit per mundesine qe krijon gjithmone per njerez qe duan te japin. by @AurelaGaçe

Temat
Showbiz

Të afërta