Vdekja e 54-vjeçarit në QSUT, nipi: Pashë policin e komisariatit të Divjakës që gjuante xhaxhanë

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në QSUT, ku humbi jetën një 54-vjeçar, pas probleme me zemrën, në një kohë që ishte i ndaluar nga policia, (pasi dyshohet se vodhi ullinj) familjarët hedhin sërish akuza për forcat e rendit.

Sipas vëllezërve të Fadil Hoxhës, i ndjeri nuk ishte hajdut, ndërsa akuzojnë policinë Bashkiake e atë të Rendit për dhunë. “Fadili nuk ishte hajdut që e mori policia”, pohuan vëllezërit e viktimës. Nga ana tjetër, nipi i 54-vjeçarit theksoi se “pashë policin e komisariati të Divjakës që gjuante Xhaxhanë”. Familjarët e Hoxhës bënë me dije se do të bëjnë kallëzim penal ndal policisë. Kjo e fundit mohoi dje akuzat e familjarëve, ndërsa thanë se për të ndaluarin Hoxha u ndoqën të gjitha procedurat sipas standardeve.

Dje familjarët denoncuan policinë se nuk lejuan që t’i dërgonin në qeli ilaçe, aty ku mbahej Fadil Hoxha, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin ‘Nënë Tereza’, pas një infarkti akut. Ndërkohë, Policia e Lushnjës reagoi duke thënë se i ndaluari kishte medikamente me vete, ndërsa i kishte pirë ato dy herë, në darkë dhe mëngjes. Vetëm pasi ai ishte ndjerë keq, policia kishte lajmëruar familjarët, të cilët i kishin sjell ilaçe të tjera.

Temat
LajmeRajon

Të afërta