‘Skafi me 1 ton drogë ishte i nipërve të Valentina Leskaj, ja emrat’

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar pak minuta më parë një mesazh që ka mbërritur në adresë të tij, në lidhje me rastin e kapjes së një gomone në brigjet e Brindisit në një gomone të nisur nga Shqipëria dhe arratisjes së tre sfakistëve.

Sipas ‘oficerit dixhital’ që ka denoncuar në adresë të Berishës, gomonia me drogë është i nipërve të nënkryetares së Kuvendit njëherësh dhe deputetes së PS-së, Valentina Leskajt. “Oficeri dixhital informon: Skafi me 1 ton droge i kapur nga autoritetet italiane eshte i nipërve te “madam Lokomotives”, Leskaj. Me ata eshte ortak drejtori i kufirit te qarkut te Vlores! “, shkruan Berisha.

Mesazhi:

“i nderuar doktor,jam nje oficer policie i vlores!skafi i nisur mbreme nga grykederdhja e vjoses ne uren e mifolit me 1 ton droge ne drejtim te italise eshte i niperve te deputetes valentina leskaj nga selenica robi llanaj dhe gezim zhupaj nga selenica..robi llanaj ne selenice ka nje siperfaqe me 10 ha hashash te mbjelle vetem 2 km larg postes se policise dhe ka gjithsej 40 punetore qe punojne dhe jetojne ne cadra ne plantacinin me droge dhe esht nje vrases i njohur per komunitetin dhe policine..gezim zhupa esht drejtori i policise se kufirit te vlores qe garanton transportin me gomone te hashashit per ne itali dhe greqi..”

Temat
LajmeRajon

Të afërta