Shqiptarët mbjellin ara të tëra me drogë në Itali, arrestohen (VIDEO)

Një plantacion me marijuanë është zbuluar nga policia italiane e Materës në fushat e Metaponto di Bernalda dhe dy shqiptarë janë arrestuar, raportojnë sot mediat italiane.

Shqiptarët e vënë në pranga janë: Gabriel Gjika, 27-vjeç dhe Lambert Dinaj, 19-vjeç. Ata janë arrestuar në flagrancë gjatë natës ndërsa po punonin në plantacion. Operacioni nisi gjatë paradites së të enjtes dhe u mbyll gjatë pasdites së të premtes, raportojnë mediat lokale, shkruan Syri.net.

Shqiptarët kishin kultivuar rreth 4 mijë bimë kanabis me peshë rreth 800 kg, që u sekuestrua dhe kujdeseshin vetë për lëndën narkotike. Droga, nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 5 milion euro.

Ata jetonin në një tendë në afërsi të plantacionit të drogës dhe kishin mbërritur vetëm pak kohë më parë në Itali.

Sipas autoriteteve italiane, plantacioni i drogës kishte në zotërim një sistem ujitje e janë sekuestruar instrumente pune për rritjen e kultivimin e lëndës narkotike. Gjithashtu, rreth plantacionit, shqiptarët kishin ndërtuar një gardh me tela përcjellës së energjisë elektrike, që ishin lidhur me dy bateri 2V për të mbajtur larg kafshët e egra.

Hetimet janë në vijim për të zbuluar bashkëpunëtorët e shqiptarëve.

Temat
BotëLajme

Të afërta