Resuli e quan Labin të “luajtur”, lutet të “luajnë” të gjithë si ai (Foto)

Moderatori i njohur i Radio Televizionit të Kosovës, Resul Sinani, kohëve të fundit është bër pjesë e mediave rozë në vend.

Ai së fundmi ka publikuar një foto me këngëtarin Labinot Tahiri, për të cilin thotë disa fjalë me kuptime të ndryshme, shkruan GazetaBlic.

E luan të “luajtur” Labin, ashtu si e quanin disa kur e shihnin atë të emocionuar me gjendjen e keqe të rinjëve në vendin tonë.

Ndërsa tani, Labi ka treguar shpirtin e tij human, këtë e ka dëshmuar në bazë të asaj se çfarë ka bërë duke ndihmuar shumë familje skamnore, duke ndihmuar shumë fëmijë për shërimin e tyre.

Për këtë shkak moderatori Resul Sinani lutet që të luajnë shumë të tjerë njejt sikurse Labi, i cili po arrinë të gëzoj të gjithë ata që kanë nevojë.

Resuli në fotografinë e publikuar shton edhe këto fjalë “Me kete tipin qe ‘ka luajt’ – po e dini a? – me Labinot Tahirin! Ishalla te gjithe shqiptaret ‘luajne’ si Labi! Hejtera.”

resul

Temat
Showbiz

Të afërta