Opozita: Pranuam të takohemi me Mustafën, kjo nuk nënkupton se e pranojmë demarkacionin

Pas një refuzimi të gjatë, partitë opozitare kanë vendosur qe të pranojnë ftesën e kryeministrit Mustafa për tu ulur në një tavolinë. Kësisoj, ditëve në vijim liderët e pesë partive më të mëdha në vend do të ulën në një tavolinë për t’i dhënë epilog këtij procesi.

I kontaktuar nga Indeksonline, deputeti i AAK-së, Bali Muahrremaj, ka deklaruar se ulja në një tavolinë më pushtetarët nuk nënkupton pranimin e versionit aktual të marrëveshjes për demarkacion më Malin e ZI.

“Ne kemi dhënë një mund të madh tash e një vit për këtë çështje. Ne jemi të interesuar qe kësaj çështje t’i ipet epilog përfundimtar. Pranimi i versionit aktual nga ana jonë nuk vjen në shprehje. Ne jemi për t filluar bisedimet pse jo.

I pyetur se kur do të mbahet ky takim, Muharremaj thotë se tani për tani nuk ka ndonjë datë fikse. Ai ka sqaruar se nuk kanë marrë ftesë publike për takim nga kryeministri Mustafa, por vetëm nëpërmjet medieve të informimit.

Temat
LajmeVend

Të afërta