Merkel e lidh krizën e emigracionit me humbjen e partisë së saj në Berlin

​Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pranoi përgjegjësinë për humbjen e partisë së saj CDU në zgjedhjet shtetërore në Berlin.
Rezultatet zyrtare treguan se CDU fitoi 17.6 përqind të votave në zgjedhjet e së dielës, çfarë është rezultati më i keq i regjistruar ndonjëherë në Berlin.

Social-Demokratët e qendrës së majtë dolën partia më e fortë, me 22 përqind, ndërsa partia antimigrante e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, fitoi 14 përqind të votave dhe do të futet në parlamentin shtetëror për herë të parë.

Merkel ka shprehur pendesën e saj për gabimet që kanë kontribuar në krizën e emigracionit të verës së kaluar në Gjermani.

“Sikur të mundem, do ta ktheja kohën prapa për shumë e shumë vite për t’u përgatitur më mirë”, tha Merkel.

Këto zgjedhje janë zhvilluar dy javë pas humbjes që ka pësuar partia e Merkelit në landin e vetë kancelares, Meklenburg-Vorpomern, transmeton REL.

Popullariteti i Merkelit ka rënë prejse ajo ka marrë vendim të hapë kufijtë për migrantët, vitin e kaluar.

Merkel, megjithatë, mbrojti politikën e saj ndaj migrantëve, duke e cilësuar si “absolutisht korrekte”.

TEMAT:

Temat
BotëLajme

Të afërta