Ja e vërteta e anulimit të koncertit të Noizyt në Bern

Vazhdojnë telashet për liderin e OTR, reperin Noizyn.Noizy dje u planifikua të performonte me Encën në Bern të Zvicrës në një nga klubet shqiptare të natës.Por, ai anuloi performancën e tij, me arsyetimin se aeroplani nga Viena për në Zvicër është anuluar.

Kjo, duket të ketë qenë një gënjeshtër e reperit.Në një video të publikuar në faqen e Instagramit të klubit ku është dashur të mbahej mbrëmja, shihet Noizy teksa i fton të gjithë në Bern në koncert, kurse fakti se kjo video është bërë pikërisht në Bern e konfirmon zëri në prapavijë që Telegrafi mëson se është i një prej pronarëve të klubit të natës, emri i të cilit është i njohur për redaksinë.

Mësohet se Noizy nuk është ngjitur në skenë për të performuar edhe pse ishte prezent në Bern, për shkak se atij i është ndaluar një gjë e tillë, nga të afërmit e një të përfshirëve në përleshje, shokut të Cozmanit, Albert Krasniqit, i cili gjendet ende në paraburgim.

Noizy është kthyer dhe nuk ka performuar, teksa ai pritet të kthehet në Shqipëri ku do të vazhdojë me angazhimet e tij të karrierës pas incidentit me reperin Cozman në Prishtinë.

Temat
Showbiz

Të afërta