AVD Digital rikthen Cozmanin në Instagram (Foto)

Kompania AVD Digital, një kompani që është e specializuar për rrjete sociale, sidomos në platformën youtube, ka rikthyer reperin Cozman në Instagram
Përleshja që kishte ndodhur në Prishtinë javë që shkoi në mes të reperit Cozman dhe Noizy, kishte bërë që shumë fansa të Noizyit ta raportonin faqen e reperit të BabaStars, Cozman në Instagram.

Kjo bëri që drejtuesit e këtij rrjeti social ta mbyllin përkohësisht faqen në Instagram të Cozman, për shkak të ankesave të shumta.

Por, kompania kosovare AVD Digital, ka arritur që ta kthej këtë faqe, në të cilën kishte edhe shumë shpqetësime të fansave të Cozman për gjendjen aktuale të tij.

Dihet që Cozman është liruar nga paraburgimi derisa procedura e tij gjyqësore pritet të hetohet nga prokurorët vendor, pas incidentit me armë zjarri ku të plagosur mbeten dy persona.

Nga kjo përleshje i rrahur është ndarë edhe Cozman, i cili ishte goditur nga reperi tjetër Noizy.

avdcozman-1_1474304540-4668906

Temat
Showbiz

Të afërta