Zbardhet atentati në Laç, policia identifikon autorin. Ja emri i tij

Policia e Lezhës ka zbardhur atentatin e ndodhur sot në drekë në Kurbin.
Sipas Policisë, autori i atentatit që përfundoi pa të lënduar është Alket Rrema, 32 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Rrema ka qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit të shtetasit N.B., i cili për fat të mirë nuk është lënduar. Pas kësaj, Rrema është larguar. Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur postblloqe. Ende nuk dihet motivi i atentatit, por vazhdojnë kërkimet për autorin.

NJOFTIMI

Më datë 17.09.2016, rreth ores 13.30 është njoftuar se ne afërsi të bankës së vjetër Laç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 490 JL në pronësi të shtetasit N.B. banues në Laç. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se pas një konflikti verbal të çastit për motive të dobëta mes shtetasve N.B. dhe një shtetasi tjetër, ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit N.B. Për pasojë është dëmtuar vetëm automjeti i shtetasit N.B. dhe nuk ka të lënduar në njerëz.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore , u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit Alket Rrema , 32 vjeç, banues në Kurbin i cili u shpall në kërkim. Janë ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës. Vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Temat
LajmeRajon

Të afërta