Trump paralajmëron për herë të dytë për vrasjen e Hillary Clintonit

Kandidati republikan për president të ShBA-ve, Donald Trump, është duke u përballur me kritika të shumta pasi që paralajmëroi dje për herë të dytë për vrasjen e rivales së tij demokrate, Hillary Clinton.
Trump sugjeroi se sigurimi i Hillaryt duhet t’i dorëzojë armët dhe të shohë se çfarë ndodh pastaj me Hillaryin, transmeton Express.

Ai tha para përkrahësve të tij se Hillary dëshiron ta shkatërrojë amendamentin e dytë të tyre.

Ndërkohë, ekipi i Hillaryt e ka akuzuar Trumpin se po i nxit njerëzit në dhunë.

Duke folur në një tubim dje në Majami, Trump tha me sarkazëm: “Mendoj se truprojat e Hillaryt duhet t’i lëshojnë armët. Duhet të çarmatosen, apo?”

Duke shtuar: “Merrjani armët, sepse ajo s’i do armët. Merrjani armët atyre dhe lë të shohim se çfarë ndodh pastaj me të. Merrjani armët atyre. Në rregull? Do të ishte shumë e rrezikshme.

Temat
BotëLajme

Të afërta